Kapet me kokainë, arrestohet 34-vjeçari në kryeqytet
19/04/2017 00:00
Mbi 300 gramë kokainë u sekuestrua nga Policia e Tiranës, ndërkohë që në pranga u vu një 34-vjeçar, i cili e shpërndante lëndën narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Krenar Liçi u arrestua nga agjentët e Antidrogës në afërsi të zonës së Kinostudios, ku në brendësi të automjetit të tij u gjet edhe sasia e konsiderueshme e kokainës.
Në rast se do të shitej në tregun e kryeqytetit vlera e përfituar do t’i kalonte 20 mijë eurot.
Top Channel