Ekstradohet nga Athina i dënuari për vrasjen e dyfishtë

19/04/2017 09:10

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Athina një shtetas shqiptar të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Bëhet fjalë për Perikli Markun, 53 vjeç, lindur në Shkodër.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”.

Më datë 06.10.2000, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur Lagjia e Spitalit (Lezhë), i pandehuri ka vrarë me automatik shtetasit me iniciale B.A. dhe B.Z.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA