Durrës, digjet automjeti i djalit të biznesmenit

19/04/2017 00:00

Është djegur gjatë natës, në Durrës, automjeti i djalit të një biznesmeni dhe ish-deputetes Natasha Paço, e cila aktualisht mban postin e drejtueses së Fondit të Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor në këtë qytet.

Ngjarja ka ndodhur në sektorin “Hekurudha” të zonës së Plazhit ku familja Paço jeton. Sipas burimeve të policisë vendore, mjeti tip Mercedes Benz, në pronësi të 26-vjeçarit Spiro Paço, ka qenë i parkuar pranë banesës kur është djegur plotësisht në pjesën e përparme të tij.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe policia, e cila po heton shkakun e djegjes së mjetit.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike në motor, por do të jenë ekspertët që do të përcaktojnë konkretisht rastin i cili i ka kaluar për vlerësim Prokurorisë së Durrësit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta