Në një seancë parlamentare që zgjati vetëm 3 minuta, shumica miratoi me 82 vota emrat e anëtarëve të PS, LSI dhe PDIU për 2 komisionet e tjera të vetting-ut, që përbëhen nga 12 dhe 6 anëtarë.
Menjëherë pas seancës rekord, ishte kryeministri Edi Rama ai që shprehu keqardhjen për mosprezencën e opozitës në salllë, veprim që, sipas tij, pengon procesin e antarësimit në BE.
“Fatkeqësisht, Partia Demokratike tanimë është gati të na ndajë për së gjalli nga Europa ku duam të gjithë të bëhemi pjesë, vetëm e vetëm për t’iu shmangur ballafaqimit me drejtësinë të atyre që kanë kusure për të larë”, tha Rama.
Në këtë situatë, kryeministri shprehu gadishmërinë për dialog, ndonëse, sipas tij, vendi nuk është në krizë politike.
“Kur dëgjon që edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë na qenka i painformuar dhe problemi na qenka Bashkimi i painformuar Europian dhe Shtetet e painformuara të Bashkuara të Amerikës, atëherë realisht është e vajtueshme. Nuk jemi në një krizë politike, por në një krizë nervore të Partisë Demokratike”, deklaroi Rama.
Ndërsa PDIU ka propozuar emrat e Shpëtim Idrizit dhe Mesila Dodës për dy komisionet e Vettingut.
Pjesa tjetër e anëtarëve të dy komisioneve të Vettingut i takojnë opozitës për t’i propozuar. Nga Partia Demokratike nuk është paraqitur asnjë emër.
Top Channel