Pogradec, vetëplagoset me armë zjarri 59-vjeçari
18/04/2017 00:00
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, në atë që dyshohet të ketë qenë një incident.
Ngjarja ka ndodhur këtë të martë rreth mesditës, në qytetin e Pogradecit, ku 59-vjecari me inicialet V.F thuhet se është vetëplagosur.
Menjëherë drejt vendit të ngjarjes, në lagjen numër 1, u nis një auto-ambulancë dhe pas mjekimeve paraprake, i lënduari u nis drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Ndërkohë, policia sekuestroi në vendin e ngjarjes pistoletën, “Mini-Zastava”, si dhe dy gëzhoja plumbi.
Top Channel