MB: Konflikti politik mund të shfrytëzohet për terrorizëm

17/04/2017 00:00

“Është me shumë rëndësi të kuptohet nga të gjithë se situatat e konfliktit politik në një vend si Shqipëria, edhe në kontekstin e zhvillimeve rajonale, mundet të shfrytëzohen lehtësisht nga elementë të caktuar për të kryer akte kriminale, destabiliteti, deri edhe terroriste”.

Ky është shqetësimi që ngre Ministria e Brendshme në një deklaratë për mediat, ku falenderoi 5 mijë efektivët e policisë që siguruan mbarëvajten e festimeve për Pashkët.

Po në njoftim, thuhet se nuk do të ndalohet përpjekja për të asgjësuar çdo rrënjë kanabisi dhe derisa të vendosen nën përgjegjësi sipas ligjit çdo person, përfshi këtu edhe punonjës policie, të cilët ndihmojnë, apo më keq akoma, janë pjesë e strukturave kriminale të trafikut të drogës.

Top Channel