Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se “problemi numër 1 i shqiptarëve sot është gjendja ekonomike”.
“Nuk ka lekë për fëmijët, për energjinë, për ujin… Pse nuk ka lekë? Ku janë lekët? Një pjesë mblidhen me taksa më të larta se para 4 vitesh. Një pjesë me faturat e energjisë që janë rritur për të gjithë, por në veçanti për më të varfërit. Një pjesë me faturat e ujit, me taksat e rritura të pronës dhe me çmimin e rritur të karburantit. Dhe paratë i kanë vetëm për vete”, tha Basha.
“Kjo është oligarkia që i merr shpirtin shqiptarëve. Republika e vjetër është komplot ekonomik. Fuqia blerëse është në pikiatë, papunësia është në rritje. Qëllimi është zhvatja e çdo kacidheje nga xhepat e çdo shqiptari, për hir të 10-15 individëve që kanë të gjithë pushtetin ekonomik, politik e kriminal”, shtoi Basha.
Top Channel