Athinë, kapet grupi shqiptar i trafikantëve të drogës

17/04/2017 00:00

Policia greke arrestoi 3 shqiptarë në një prej lagjeve të Athinës. Ata ishin pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë.

Po hetohen ndërkohë edhe 19 anëtarë të tjerë bandës, por dyshohet se disa  shqiptarë janë kthyer në Shqipëri për t’i shpëtuar arrestimit.

Njërit prej të arrestuarve iu gjetën në makinë 25 kilogramë kanabis. Ai dyshohet se e kalonte drogën nga pika kufitare e Kapshticës, në periudha të ndryshme kohore dhe të fshehur, në sasi jo shumë të mëdha. Lënda narkotike ishte jo vetëm hashash, por dhe heroinë.

Në banesën e të arrestuarve u gjetën dhe 3.6 kg heroinë  e pastër, si dhe 39 kilogramë përzjerës për heroinen, 130 gramë kokainë, 2 peshore elektronike, 4.850 euro si dhe blloku i shënimeve për drogën e  importuar dhe shpërndarjen.

Top Channel