Shkelën kontratën e qiradhënies, kanosin pronarin e automjetit

16/04/2017 00:00

Prishja e kushteve të kontratës së qiradhënies së një automjeti ka sjellë një debat mes qiramarrësve dhe pronarit të shoqërisë, debat që ka agravuar deri në përplasje dhe tentativë për vrasje me armë zjarri.

I kanosur ka mbetur shtetasi 26-vjeçar L.Sh., pronar i shoqërisë së automjeteve me qira, ndërsa autorët kanë qenë dy, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë përleshur me të, ditën e shtunë rreth orës 15 në “Rrugën e Durrësit”.

Policia ka arritur t’i identifikojë autorët e kësaj ngjarjeje, D.I. 24 vjeç dhe S.T. 26 vjeç, dhe po punon për kapjen e tyre, ndërsa në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar armën e zjarrit, pistoletë “Zastava” me silenciator”, me 5 fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Ata priten të akuzohen për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, pas hetimeve që do t’i zhvillojë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.

Top Channel