Gjirokastër, 63-vjeçari hidhet nga kati i 3-të i spitalit
16/04/2017 00:00
Një person i moshës 63-vjeçare ka humbur jetën gjatë mëngjesit të kësaj të diele, në një ngjarje të shënuar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Nga informacionet paraprake mësohet se shtetasi Gëzim Malka, banues në Përmet, është hedhur nga ballkoni i katit të tretë të spitalit rajonal, por ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë ta ndërmarrë këtë hap.
Në vendngjarje, pas njoftimit nga Urgjenca e spitalit, kanë shkuar shërbimet e policisë, për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.
Top Channel