Kapshticë, 71 kg drogë e fshehur në tuba plastikë

15/04/2017 00:00

Policia e Kapshticës ka sekuestruar një sasi prej 71 kg kanabis sativa, e cila ishte fshehur në 99 tuba plastikë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se është vënë në pranga drejtuesi i kamionit ku është gjetur droga, Qani Mançe, 60 vjeç nga Tirana. Ai ishte në dalje të Shqipërisë dhe nisur nga dyshimet, mjeti u përzgjodh për verifikim në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit në skaner, në pjesën e tavanit të rimorkios në brendësi të tubave metalike që mbajnë skeletin e mbulesës së rimorkios u konstatuan 99 tuba plastikë me ngjyrë portokalli, ku dhe ndodhej sasia e drogës.

Hetimet do të vijojnë më tej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Top Channel