Xhafaj: Akuzat e Bashës për drogën të pavërteta

14/04/2017 00:00

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili foli për zona në Durrës dhe Lezhë ku fshihen sasi të mëdha droge dhe sipas tij të implikuar janë edhe drejtuesit e policisë.

Xhafaj tha se ka urdhëruar operacione të gjera në terren në zonat në fjalë, por ato nuk vërtetojnë deklaratat e Bashës.

Ministri i Brendshëm thotë se i është drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm dhe i ka kërkuar që të fillojë kryesisht hetimin, si dhe të nisë sa më shpejt verifikimin e fakteve të pretenduara.

Ai thotë se shpreson që Prokuroria, si organi përgjegjës për hetimin e veprave penale, të kryejë një hetim të shpejtë, i cili do të shërbejë për të sqaruar të vërtetën rreth akuzave të bëra dhe njëherësh për të vlerësuar deklaratat e kryetarit të opozitës Basha, nëse janë thjesht në kuadër të luftës e polemikës politike të mbështetur në shpifje të pabaza, apo kanë karakter dhe elementë të krijimit të destabilitetit politik, që përbën rrezik për sigurinë e vendit.

Fatmir Xhafaj konfirmon se çdo punonjës policie do të ndëshkohet për mosveprim të përmbushjes së detyrave, ndërsa rezultatet dhe puna e policisë janë publike dhe transparente.

Xhafaj thotë se kërkon mbështetje maksimale nga të gjithë aktorët dhe faktorët politikë në betejen ndaj kanabisit, ndërsa i kërkon zotit Basha që nëse ka prova dhe fakte t’i dërgojë në prokurori.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta