Zjarri masiv në Fllakë të Durrësit, policia njoftim zyrtar: U përfsinë nga flakët disa autobusë të vjetër Komisioni i Ligjeve nuk arriti t’i dërgojë Parlamentit një version të përfunduar të ligjit për përgjimin elektronik.
Aktualisht komandën për përgjimet në Shqipëri e ka Prokuroria e Përgjithshme, por në kuadër të institucioneve të reja që do të ngrihen në kuadër të reformës në drejtësi, ligji do të ndryshohet dhe kjo e drejtë do t’i jepet edhe prokurorisë speciale dhe SPAK.
Në Komision, ku opozita nuk ishte e pranishme, nuk pati shumë kundërshti për nenin në fjalë dhe i vetmi që argumentoi defektet që mund të ketë ligji ishte Ulsi Manja.
“Nuk ka asnjë gjë të keqe që njëri autorizon dhe tjetri ka bërthamën e komandimit. Këtu më duket se jemi brenda standardit ‘check and balance’. Duhet parë edhe cenimi i të drejtave të njeriut sepse përgjimi parandalues është në parim shkelës i të drejtave të njeriut. Për ne, fakti që autorizimin e jep gjykata dhe bërthamen e komandimit e ka prokuroria nuk përbën ndonjë problem”, thotë ai.
Dilemë mbetet a e cenon veprimtarinë hetuese të agjencive përkatëse e gjithë kjo procedure. Për çështjen i është kërkuar opinion edhe Komisionit të Sigurisë kombëtare, nga i cili argumentohet se vendimin për autorizimin duhet ta ketë gjykata.
Mbledhja e Komisionit u shty me kërkesë të deputetëve të LSI-së. Projektligji do të shqyrtohet nen për nen të martën e ardhshme dhe po në të njëjtën ditë do ti dërgohet Parlamentit, ku në mbledhjen e radhës do të hidhet në votim.
Top Channel