Sarandë, sekuestrohen 22.5 kg kanabis; arrestohet pronari i një hoteli
14/04/2017 00:00
Policia e Sarandës ka sekuestruar 22.5 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar pronarin e një hoteli si zotëruesin e lëndës narkotike.
I arrestuari është Erjon Beqiri, 32 vjeç.
Nga kontrolli i ushtruar në hotelin në pronësi të këtij shtetasi, në lagjen nr.1 të Sarandës, policia ka konstatuar në një nga dhomat e hotelit kanabisin që ishte fshehur në 3 thasë me thurje, në dollapin e një dhome, e ndarë në 11 pako dhe mbështjellë me qese plastike.
Top Channel