Insiston në konsensus dhe kërkon pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Në një inspektim të rrugës së re në fshatin Çekrezë afër Zallherrit, ku shoqërohej nga kryetari i bashksië Veliaj, Meta ka dhënë disa mesazhe të shoqëruara me batuta.

“Dikush më tha aty kur hymë tek ura se këtu ndahemi me Xhelal Mziun, ngaqë është Bashkia e Kamzës. Edhe unë nuk e prisja kurrë këtë ide që po ndahemi. Këtu bashkohemi se prandaj është ura, i thashë. Për të bashkuar. Të gjithë për Bashkinë jemi, nuk ka asnjë për përçarje”

Nuk lexohet qartë në lidhje me vijimësinë e koalicionit me PS ,ndërkohë shquan  bashkëpunimin e LSI me kryetarin Veliaj në Tiranë.

“Me koalicionin e madh nuk e di se ça bëhet, se ato janë punë të forumeve, dhe nuk merrem me atë punë, po ky koalicioni i Tiranës po punon shumë mirë dhe dua ta falenderoj dhe një herë Erionin për këtëfrymë bashkëpunimi që ka, jo thjesht si koalicion, se kjo nuk është më e rëndësishmja, po dhe me komunitetin dhe qytetarët”, tha Meta.

Kryetari i bashksië Veliaj thekson se me LSI janë ndërmarrë reforma të rëndësishme në vend. “Bashkimi bën fuqinë, solli investime si këtu, transformoi reformat dhe vendin në mënyrë të paimagjinueshem dhe unë besoj se bashkimi në një koalicion për Shqipërinë dhe jo gjëra që na ndajnë është mënyra se si Shqipëria të ecë përpara”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB