Kërcënimi ndaj Bashës, Rama: Asnjë rrezik. Llalla: Hetim paraprak

14/04/2017 00:00

Lajmi i konfirmuar zyrtarisht nga presidenti Bujar Nishani mbi një skenar për të ekzekutuar kreun e opozitës Lulzim Basha është interpretuar si i paqenë nga kryeministri Edi Rama.

“Nuk ka asnjë skenar për të ekzekutuar kryetarin e opozitës. Ka pasur një informacion, që është trajtuar me seriozitetin më të madh dhe pavarësisht se gjithë ekspertiza tregon se informacioni nuk është mjaftueshmërisht i besueshëm dhe burimi është kontradiktor, janë marrë të gjitha masat njësoj sikur kjo ishte diçka realisht e vërtetë. Sepse patjetër që siguria e të gjithë njerëzve dhe pa diskutim dhe e kryetarit të Partisë Demokratike është prioritet numër një, nëse kërcënohet”, ka deklaruar Rama.

Çështja është trajtuar ftohtë edhe nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla. “Është një çështje që u takon strukturave që merren me hetimet paraprake, kur të vijë në prokurori do të shqyrtohet. Aktualisht akoma nuk ka mbërritur”, ka thënë Llalla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB