Droga nga Gjiri i Lalzit, Llalla mbledh prokurorët e Durrësit

14/04/2017 00:00

Pak ditë pas asgjësimit të grupit italo-shqiptar që trafikonte drogë nga Gjiri i Lalzit drejt Leçes, kryeprokurori Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim me prokurorinë e Durrësit.

Edhe pse takimi nuk është publik, mësohet se temë diskutimi ka qënë pikërisht çështja e trafikimit të lëndëve narkotike referuar dhe kësaj të fundit. 

Kryeprokurori Adriatik Llalla tha në për mediat në fund të takimit se shumë shpejt institucioni që ai drejton do ta dalë me rezultate konkrete sa i takon luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike nga Durrësi.

Pak ditë më parë, në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë e Antimafias së Leçes, u zbulua një grup që trafikonin lëndë narkotike nga Gjiri i Lalëzit në drejtim të Brindizit.

Top Channel