
Edlira Lame është arrestuar për dyshimet se administronte një laborator droge në Skrapar. Por, 42-vjeçarja, e cila administronte objektin ku duhej të prodhoheshin çanta kartoni për verë dhe raki ka kundërshtuar akuzat e prokurorisë.
Gruaja i tha gjykatës se fabrika administrohej nga një shtetas gjerman dhe se ajo nuk ka më lidhje me këtë biznes.
Ambientet, sipas prokruroisë, më herët janë përdorur si pikë grumbullimi për bimët medicinale dhe së fundmi duhet të prodhonte kuti kartoni për paketim pijesh alkolike, por që në fakt në të janë gjetur pajisje elektrike që përdoreshin për hashashin.
Për Lamen dhe për vëllain e saj, Muhamet Kadiu Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi arrest me burg.
Si provë materiale, mes të tjerash, Prokuroria ka referuar edhe sekuestrimin e 2 kilogramëve mbetje lëndë narkotike.
Akuza që rëndon mbi ta është ajo e kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike dhe grup i strukuruar kriminal, ndërkohë që janë nën hetim edhe disa persona të tjerë.
Prokuroria dyshon se laboratori i bllokuar është vijim i një operacioni policor të pak kohëve më parë gjatë të cilit u bllokuan 1.2 tonë drogë.
Top Channel