Protesta e opozitës, MPB: Asnjë incident. Falenderojmë qytetarët

13/04/2017 00:00

Ministria e Brendshme ka reaguar pasditen e së shtunës lidhur me protestën e Partisë Demokratike duke deklaruar se gjatë saj nuk u regjistrua asnjë incident.

Ministria ka falenderuar qytetarët për sjelljen e tyre dhe mirëkuptimin, si dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për bashkëpunimin.

Gjithashtu, MPB i ka shprehur mirënjohjen e saj ambasadave të huaja, kryesisht asaj të SHBA, si dhe misioneve të BE dhe OSBE-së për mbështetjen për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB