Meta: Politika ka nevojë për transformim thelbësor

13/04/2017 10:15

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në një takim me vajza dhe gra të Njësisë 7 në Tiranë.

Meta theksoi se “LSI-ja është e bindur se kur i jepet shansi një gruaje, i jepet shans të gjithë familjes”.

“Paqja sociale fillon te familja dhe pastaj në shoqëri dhe kudo”, shtoi Meta.

Kreu i LSI-së deklaroi më tej se “politika shqiptare ka nevojë për një transformim thelbësor, që ka të bëjë me kulturën”.

“Kultura që ne duam është e një klase politike që punon me përgjegjësi, që synon të mirën publike dhe vë disa prioritete mbi egon individuale apo partiake, në interes të vendit”, tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA