Vrasja në Durrës, për 13 mijë lekë. Policia: Viktima kërkoi borxhin

12/04/2017 00:00

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e të martës, ku mbeti i vdekur Agim Arapi, 51 vjeç.

Sipas policisë konflikti ka nisur për një tub aspirimi, ku autorët i detyroheshin viktimës një shumë prej 13 mijë lekësh të reja.

Viktima i’ a ka kërkuar Jurgen Kurtit paratë dhe në debat e sipër, kanë ardhur dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Konstandin dhe Kujtim Ekonomi.

Këto dy të fundit e kanë futur viktimën, Agim Arapi brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushta.  Gjatë kësaj kohe Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor, qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë.  Nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën,  ku  nuk ka përballuar dot goditjet me grushta, të kryera nga autorët.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta