Kamioni “kamikaz” del nga rruga, plagos një punëtor

12/04/2017 00:00

Një kamion me rimorkio doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe në një zonë të banuar dhe është përplasur në fillim me një mjet në rrugë e më pas ka hyrë në një dyqan, duke goditur e plagosur rëndë një punëtor që po merrej me riparime në rrugë.

I lënduari ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa shitësi në kioskën që u godit nga kamioni tregon se si shpëtoi: “Dëgjova frenimet dhe unë dola e u hodha menjëherë, pasi e kuptova që po vinte diçka”.

Aksidenti ndodhi në rrugën nga Vlora drejt fshatit Alikokë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta