Berat, makina me shpejtësi “terrorizon” qytetin
12/04/2017 00:00
Një automjet me shpejtësi terrorizoi pasditen e sotme banorët e Beratit. Shtetasi Ilirjan Çereni ka përplasur me makinën e tij 5 automjete të tjera, para se të kapej nga policia.
Fatmirësisht nuk ka patur viktima nga ngjarja e pazakontë që ndodhi në pedonalen e qytetit. 35-vjeçari u ndalua në dalje të qytetit, në përpjekje për t’u larguar.
Burime zyrtare nga drejtoria lokale e policisë bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka qënë në gjendje të dehur.
Top Channel