
Në vijim të operacioneve për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike policia e Shkodrës ka goditur 3 raste të reja, përkatësisht në fshatrat Mazrek,Plan dhe Shtoj i Vjetër.
Në tre operacionet policia ka sekuestruar 27 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, janë arrestuar 2 persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Në fshatin Mazrrek Njësia Administrative Gur i Zi Shkodër, gjatë kontrollit të territorit u gjet dhe u sekuestrua një sasie prej 10 kg lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa , e cila ishte fshehur 100 m larg ambjenteve të banesës së 35-vjeaçarit P.Sh, i shpallur në kërkim.
Në vijim të operacioneve për kontrollin e territorit “ Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike” gjatë kontrolleve në terren në vendin e quajtur në fshatin Plan, Njësia Administrative Pult në një ndërtesë të braktisur është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 7 kg lende narkotike e dyshuar si Cannabos Sativa.
Ndërkohë që gjatë kontrolleve në terren në vendin e quajtur fshatin Shtoj i Vjeter Njësia Administrative Rrethina, Shkodër,në një banese që administrohej nga shtetasi Tom Planaj dhe familjareve të tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva.
Në përfundim të kontrollit u arrestua 16-vjeçari K. P dhe 52-vjeçari Tom Planaj.
Top Channel