Sekuestrohen 120 kg kanabis, ishin fshehur në tavanin e shtëpisë

11/04/2017 00:00

Policia e Dibrës ka sekuestruar 120 kg kanabis sativa në Bulqizë.  Pas informacionit të marrë se në një banesë të braktisur mund të ishte fshehur drogë, policia gjeti 28 thasë me kanabis.

Operacioni i policisë u krye në fshatin Dushaj, dhe droga ishte fshehur në tavanin e banesës së braktisur .

Specialistët për Narkotikët në bashkëpunim dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Top Channel