Qëllohet me armë automjeti në autostradë
11/04/2017 00:00
Një automjet është qëlluar me armë zjarri teksa ishte duke ecur në autostradën Tiranë- Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.50 të së hënës, dhe ka qënë vetë drejtuesi i mjetit që ka njoftuar policinë. Sipas tij ka qënë një shtetas me motor që ka qëlluar mbi mjetin e E.M
Ai thotë se ka qënë ora rreth 19.50 ka qënë duke hyrë për në servis me automjetin e tij tip “Porsche”, kur është afruar një shtetas me një motorr papaq, i cili ka qëlluar në drejtim të tij dhe pasagjerit të automjetit K. M., ku si pasojë është plagosur lehtë në dorë shtetasi E. M.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.
Top Channel