Akuzohen për shpërdorim detyre, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq Drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të 3 qyteteve Në Libohovë procesi i legalizmit është vështirësuar nga pronarët në emigracion. Regjistrimi fillestar për rreth 200 banesa të vjetra dhe të reja, për të cilat nuk ekzistonte as dokumentacion pronësie dhe as statusi juridik i tokës ka përfunduar.
“Shumë familje janë në emigracion dhe nuk paraqiten për matjen në terren me specialistët”, deklaron Klodian Micka, kreu i ALUIZNI-t në Gjirokastër.
Sipas kreut të ALUIZNI-t në Gjirokastër, 40 familje nga Libohova kanë plikuar për të legalizuar banesat e tyre të ndërtuara para vitit 1990, por për të cilat nuk dispononin asnjë dokumentacion.
Dokumentet e Zyrës së Hipotekimit dhe hartat e vjetra të vendosjes së pasurive bënë të mundur verfikimin e këtyre pronave.
“Gjatë 3-mujorit të parë të 2017 jemi marrë më shumë më Libohovën, ku deri tani janë lëshuar rreth 100 leje legalizimi. Në total në këto 3 muaj kemi lëshuar 200 leje. Ne nuk punojmë dot pa statusin juridik të titullit të pronësisë”, thotë Micka.
Procesi i regjistrimit fillestar e më pas aplikimit për legalizim do vazhdojë në Krinë, Fushëbardhë e Zhulat të Gjirokastrës, ku më shumë se 90% e pronave ende nuk janë të hipotekuara.
Top Channel