Muze nënujor, Rama prezanton idenë për turizmin

11/04/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama ishte në njërën prej sipërmarrjeve të të rinjve që përfituan nga politikat e reja mbështetëse të qeverisë. Ai u ndal tek lehtësirat që qeveria realizoi për bizneset e hoteleri-turizmit në vend.

“E kishim këtë objektiv prej kohësh por nuk mund ta bënim që në fillim. Dhe marrëveshja me FMN ishte që të mos bënim përjashtime. Tani e bëmë 6 për qind dhe kemi shifrën më të ulët në rajon dhe kjo do sjellë rritjen e klientelës”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri përmendi edhe disa shifra që lidhen me të ardhurat e realizuara prej turizmit në vend. Kryeministri njoftoi edhe vizionin e tij për ndërtimin e një muzeu nënujor me skulpturat e realitetit socialist që do mund të vizitohej nga të gjithë.

“Edhe ajo mund të jetë një gjë spektakolare, të futesh në ujë dhe të shohëhs muze arti nën ujë, me gjithë këto skulpturat, Leninin, Stalinin, Shokun Enver, Marksin”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB