
Policia italiane ka nisur që në orët e para të mëngjesit një operacion të gjerë anti-drogë në qytetet Milano, Trieste, Trevizo dhe Vareze.
Në pranga, siç raporton agjencia e lajmeve “ANSA”, kanë përfunduar 33 persona, prej të cilëve 27 shtetas italianë dhe 6 shqiptarë, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës në kryeqendrën e rajonit të Lombardisë.
Gjatë aktivitetit hetimor janë sekuestruar rreth 22 kg kokainë, 30 kg marijuanë, 1.5 kg hashash, armë, rreth 1.5 milion euroe, 11 automjete, 10 prona të patundshme dhe 32 llogari bankare.
Hetimi, i kryer nga njësia lëvizëse e policisë së Milanos dhe i koduar me emrin “Old Story Eden”, kishte nisur pasi agjentët kishin mbikëqyrur një grup kriminal që ishte përpjekur të investonte të ardhurat nga disa grabitje në tregun e drogës.
Sipas burimit mediatik, analizimi i lëvizjes së parave u mundësoi agjentëve që të identifikonin dy grupe trafikantësh, atë të përbërë nga shtetasit italianë dhe atë nga ata shqiptarë.
Top Channel