Fier, kanos babain me thikë, arrestohet 28-vjeçari

11/04/2017 00:00

Agjentë të policisë së Fierit kanë arrestuar mëngjesin e së martës një 28-vjeçar nën akuzën e kanosjes së babait të tij.

Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, në pranga ka rënë shtetasi Arbër Haxhiaj, i cili me një thikë ka kanosur të atin, shtetasin me inicialet M.H, 54 vjeç.

Sipas burimeve, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e ftohtë, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për veprën penale “dhunë në familje”.

Top Channel