Zgjedhjet “bllokohen” me protestë. PD: Më 7 maj, tubim në Kavajë

10/04/2017 11:15

27 parti të koalicionit opozitar rikonfirmuan qëndrimin e tyre për të mos marrë pjesë në zgjedhje derisa në vend të krijohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

Vendimi i koalicionit u bë publik në çadrën e protestës nga kreu i opozitës Lulzim Basha në ditën e fundit të afatit ligjor për regjistrimin e partive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Se koalicioni opozitar ka vendosur njëzëri mosregjistrimin e opozitës deri në arritjen e një pakti kombëtar politik për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie teknike”, deklaroi Basha.

Por përpara 18 qershorit në 7 maj ka zgjedhje për kryebashkiakun e Kavajës, një proces ku opozita jo vetëm nuk do të marë pjesë, por ka lajmëruar mbajtjen e një proteste në Kavajë ditën e zgjedhjeve. Që, në kushtet aktuale, mund të konsiderohet edhe si një provë gjenerale për zgjedhjet e 18 qershorit.

“Një protestë të madhe kombëtare për të pamundësuar me forcën e bashkimit, përmes një lëvizjeje popullore paqësore dhe demokratike, zgjedhjet fasadë të diktuara nga krimi”, tha Basha.

Por a e pengojnë këto vendime dialogun? Lulzim Basha mendon se jo. Megjithatë, ai nuk hoqi dorë nga kushti për të patur, siç thotë, një dialog rezultativ dhe jo monolog fasadë.

“Që autori politik i kriminalizimit të republikës së vjetër, i hashashizimit të republikës së vjetër, i asgjësimit të shanseve për reformën zgjedhore përmes zvarritjes, nuk mund të jetë edhe autori i zgjidhjes nga pozitat e kryeministrit”, shtoi Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA