Bashkim Brahimaj i shpëtoi për të tretën herë një atentati me tritol.
Policia e Vlorës, së bashku më forcat xhenjere që shkuan nga Tirana, bënë shpërrthimin e komanduar të lëndës plasëse e cila ishte vendosur poshtë automjetit të bashkëshortes së 44-vjeçarit.
Kur pikasi eskplozovin, Brahimaj gjendej sëbashku me vajzën e tij 7-vjeçare, të cilën do ta shoqërote për në shkollë. Lënda plasëse, rreth 200 gramë, ishte lidhur në një celular ndërsa pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes, pasi Brahimaj nuk është një emër i panjohur për policinë.
Ai i ka shpëtuar edhe dy atentateve të ngjashme, ndërsa vëllai i tij Isuf Brahimaj u ekzekutua në fund të gushtit të vitit 2014, pasi makina me të cilën udhëtonte në rrugën transballkanike u hodh në erë nga një shpërthim i telekomanduar në distancë. 2 vite më vonë, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të urdhëronte edhe sekuestrimin e një hoteli në qytetin e Vlorës, në pronësi të Isuf Brahimajt, pas dyshimeve se ishte ndërtuar nga të ardhurat kriminale të trafikut të drogës në Itali, shtet ku rezultonte i dënuar për këtë vepër penale.
Top Channel