Autoriteti i Mediave Audiovizive ka deklaruar përmbylljen e procesit të dixhitalizimit brenda vitit 2018.
Gjatë prezantimit të punës që AMA ka bërë në vitin 2016, kryetari Gentian Sala ka deklaruar se brenda datës 30 qershor ky proces do të realizohet për rajonin Tiranë-Durrës.
“Ka një vonesë të juëstifikuar të përmbylljes së dixhitalizimit në zonën Tiranë-Durrës. Kjo vjen edhe pas një shqetësimi të institucioneve ndërkombëtare, në rastin konkret OSBE-ja, sepse dixhitalizimi sipas afateve duhet të kishte ndodhur në fillim të pranëverës. Por, duke pasur parasysh se kemi një proces zgjedhor përpara, mund të krijohet një kaos tek qytetarët. Ndaj procesi i dixhitalizimit të zonës Tiranë-Durrës është shtyrë për më 30 qershor të këtij viti”, deklaroi Sala.
Kreu i AMA-s tha se gjatë kësaj periudhe u kryen 257 inspektime, u vendosën 58 gjoba dhe u sekuestruan pajisjet e 23 operatorëve kabllorë dhe IPTV që funksiononin në kundërshtim me ligjin.
Top Channel