
Komisioni i pavarur “ad hoc”, pranë Avokatit të Popullit, ka shpallur këtë të hënë emrat e kandidatëve për anëtarë të organeve që krijohen nga ligji i vettingut.
Bëhet fjalë për ata kandidatë nga radhët e Avokaturës së Shtetit, që në përfundim të procesit të verifikimit dhe vlerësimit paraprak kanë rezultuar se plotësojnë kriteret e duhura.
Kështu, sipas një njoftimi për shtyp nga Avokati i Popullit, kandidatët që kanë plotësuar kriteret janë 10 për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe 5 për atë të Prokurorisë.
Kandidatët që përmbushin kriteret formale nga Avokatia për KLGJ:
1. Alban Toro
2. Arben Prifti
3. Arben Vani
4. Fatos Lazimi
5. Genti Sinani
6. Gëzim Allaraj
7. Saimir Vishaj
8. Sinan Tafaj
9. Sokol Lamaj
10. Fatmira Luli
Kandidatët që përmbushin kriteret formale nga Avokatia për KLP:
1. Floreta Gjini
2. Gëzim Allaraj
3. Kozma Jano
4. Nurihan Seiti
5. Veronika Vangjeli
Top Channel