Gjendet një trup i pajetë në rrjedhën e Bunës
10/04/2017 00:00
Trupi i pajetë i një 85 vjeçari është gjetur pasditen e sotme në rrjedhën e Lumit Buna, në fshatin Zues Shkodër.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, i cili është shtetasi Hydajet Leva, banues në lagjen “Qemal Stafa”. Ai rezulton i larguar nga banesa rreth 3-4 orë para se të gjendej i pajetë.
Policia njofton se nga këqyrja e jashtme e kufomës rezulton se nuk ka shenja dhune dhe mendohet për një ngjarje aksidentale.
Top Channel