Regjistrimi në zgjedhje, të hënën skadon afati

09/04/2017 00:00

Janë 29 parti politike të regjistruara deri tani në KQZ për të garuar me 18 Qershor kur kane mbetur pak ore nga afati zyrtar.

Të hënën listës së partive te regjistruara i shtohen Partia Ligj dhe Drejtësi, e drejtuar nga Spartak Ngjela, Sfida për Shqipërinë me kryetar Gjergji Bojaxhi si edhe Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë.

Ndërsa partitë opozitare kanë deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje pa realizimin e kërkesave të tyre, krahas socialistëve janë regjistruar tashmë në KQZ, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Jo më vonë se data 19 Prill në KQZ duhet të regjistrohen koalicionet zgjedhore. Ndërsa brenda datës 29 prill KQZ duhet të printojë fletët e votimit, afat që përkon edhe me depozitimin e listave të kandidatëve.

Fundi i këtij muaji shihet si vendimtar për gjetjen e zgjidhjeje që do të përfshinte edhe opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit.

Top Channel