Shkrumbohet nga flakët makina në Pogradec, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Qeveria gjermane u ka ardhur në ndihmë zjarrfikësve të Shkodrës për përballimin e përmbytjeve.
Bëhet fjalë për veshje speciale kundër ujit, tre gomone, xhaketa shpëtimi, çizme mbrojtëse, helmeta sigurie, kominoshe për temperatura të ulëta dhe elektrikë dore.
Artikujt u dorëzuan nga përfaqësuesja e Ambasadës Gjermane në Tiranë, Maren Kneller, e cila deklaroi se qeveria gjermane ka adresuar çështjen e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike që prej vitit 2012 dhe ka dhënë 5.5 milionë euro për projektin GIZ.
Drejtori i projektit tha se prej vitesh po ndihmojnë Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën që të përshtaten ndaj kushteve klimatike, me fokus në menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet. “Përmbytjet nuk njohin kufij, ndaj bashkëpunimi ndërkufitar është jetësor”, tha ai.
Veç mbështetjes për institucionet, projekti ofron ndihmë dhe për menaxhimin e situatave që krijohen nga përmbytjet, me qëllim minimizimin e pasojave ekonomike mbi popullsinë.
Top Channel