Aksident me vdekje në Librazhd, 64-vjeçarja përplaset nga automjeti dhe humb jetën
Banorët e fshatrave ku lëkundjet e tërmetit u ndjenë më shumë kanë përjetuar momente ankthi e frike.
Në Kthellë, Kurbnesh, Perlat dhe Ndreaj banorët flasin për dëmet materiale që ka lënë pas tërmeti, që e kishte epiqendrën në afërsi të Kurbneshit. Në fshatin Kthellë është dëmtuar një biznes dhe shkolla 9-vjeçare. Besar Simoni, banor i zonës, rrëfen se lëkundjet e tërmetit ishin të frikshme.
“Patëm shumë frikë, por fatmirësisht nuk zgjati shumë”, thotë banori.
Familja Lekgegaj prej 12 anëtarësh, duket se do të vuajë pasojat e tërmetit, pasi banesa e tyre është bërë e pabanueshme. “Jam vetëm me një ndihmë ekonomike dhe me pensionin e nënës”, thotë Mirash Lekgega.
Por, drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi tha se për familjen Lekgega janë marrë masat nga pushteti vendor dhe Emergjencat Civile. Kjo familje do të përfitojë ndihmë, pasi shtëpia e tyre është jashtë funksionit.
“Janë raportuar në Bashkinë e Dibrës 7 banesa të dëmtuara”, tha Premçi.
Plasaritje banesash ka patur edhe në Bashkinë e Matit e atë të Klosit, pasi lëkundjet kanë qenë të fuqishme.
Top Channel