Maxhoranca voton aktin normativ të buxhetit dhe ligjet e Reformës në Drejtësi me 85 vota. Rrëzohet amendamenti i Braçes në Kodin Penal. Deputeti i PS nuk voton dy pr.ligje Për zgjedhjet e 18 qershorit do të prodhohen 3 milionë e 518 mijë e 295 fletë votimi, prodhim i cili pritet të nisë gjatë së martës.
Ky vendim u mor unanimisht në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila zgjati vetëm 1 minutë.
“KQZ vendosi të miratojë sasinë e fletëve për zgjedhjet e datës 18 qershor 2017. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, deklaroi kryetari Denar Biba.
Por, i kontaktuar nga Top Channel, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demorkatike në KQZ, Ivi Kaso konfirmoi atë që tha në mbledhjen e së hënës, që PD do ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin për miratimin e fletës së votimit.
Ende nuk është bërë e ditur dita e ankimimit, por referuar Kodit Zgjedhor, Partia Demorkatike ka 5 ditë kohë për t’iu adresuar gjykatës.
Top Channel