Gjiknuri: Nuk ndalemi së bëri shtet

09/04/2017 00:00

Gjatë inspektimit të dy veprave publike në Bashkinë e Finiqit, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri deklaroi se zhvillimi në kohë i zgjedhjeve është kritik për stabilitetin e vendit.

“Nga këto investime vjen mirëqenia. Këto janë edhe një tregues më shumë se qeveria jo vetëm funksionon, por sa i rëndësishëm është stabiliteti i Shqipërisë, sa i rëndësishëm është legjitimiteti i qeverisë shqiptare dhe sa e rëndësishme është bërja sa më shpejt dhe në kohën e duhur e zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit. Kjo, në mënyrë që reformat e të bërit shtet, reforma kaq të rëndësishme, të mos ndalen”, tha ministri.

Gjinkuri, i cili është njëkohësisht edhe i deleguari i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, inspektoi ecurinë e punimeve për rrugën Dermish-Memoraq dhe ujësjellësin Navaricë-Memoraq-Dermish. Këto vepra, të cilat kushtojnë 1.5 miliardë lekë, financohen nga buxheti përmes Fondit të Zhvillimit të Rajonit.

Top Channel