Fleckenstein-McCain njëzëri: PD-ja të hyjë në zgjedhje
09/04/2017 00:00
Situata politike në vend vazhdon të shqetësojë faktorin ndërkombëtar, pavarësisht se ambasadorët janë shprehur qartë se do t’i njohin zgjedhjet edhe pa pjesëmarrjen e opozitës.
Kështu, eurodeputeti Knut Fleckenstein, i angazhuar personalisht për zgjidhjen e ngërcit politik në Shqipëri, ka diskutuar për këtë problem me senatorin amerikan John McCain.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë eurodeputeti përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
“Pata një bisedë konstruktive me senatorin John McCain në Uashington. Qëndrimi ynë sa i takon situatës në Shqipëri është i qartë. Ne i kërkojmë PD të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Fleckenstein në profilin e tij.
Top Channel