“Regjistrimi skadon nesër, opozita nuk regjistrohet për zgjedhje fasadë. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër, përveç largimit të kryeministrit”.
Ndërsa përjashtoi çdo mundësi për tu regjistruar të hënën në KQZ, kreu demokrat Lulzim Basha hodhi poshtë edhe ofertën e fundit të kryeministrit Edi Rama, se është gati t’i japë opozitës KQZ-në. Basha po ashtu e konsideroi të pakuptimtë propozimin e kreut të KQZ-së për shtyrjen me 19 ditë të afatit të regjistrimit të partive opozitare për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.
“Ju jap KQZ-në, thotë. Po çfarë duhet KQZ-ja kur ti ke krimin, kur ti ke drogën, kur ti ke një polici që e ke shndërruar në një repart ushtarak të krimit, drogës dhe rilindjes së kriminalizuar? Një KQZ në këto kushte është kukull, siç është kukull kjo KQZ, me këtë kryetar idiot e të papërgjegjshëm, që u thotë shqiptarëve që me vullnetin e mirë është gati ta shtyjë edhe me 19 ditë afatin e regjistrimit. O Denar Biba, je kryetar i KQZ-së, jo Papa i Vatikanit, o idiot!”, tha Basha.
Të njëjtin qëndrim për mosregjistrimin e opozitës në zgjedhjet e 18 Qershorit, pa u regjistruar më parë kërkesat për qeveri teknike dhe votimin elektronik, e ka përsëritur edhe kryerepublikani Fatmir Mediu.
Top Channel