Lëkundjet e forta të tokës në Mirditë, Dibër, Lezhë, Tirane Durrës, por edhe përtej kufirit. Goditja e tërmetit që shkaktoi panik ishte 5.1 e shkallës rihter me epiqendër në Kurbnesh, rreth 55 kilometra larg Tiranës.

Shefi i emergjencave civile, Shemsi Premçi tha për Top Channel se nuk ka raportim për të lënduar nga tërmeti,  por dëme materiale në disa shtëpi në fshatrat e Kurbneshit dhe Burrelit.

Në zonën e Kurbneshit, në fshatin Kthellë janë plasaritur muret e 5 shtëpive dhe të  shkollës 9-vjeçare Kthellë e Epërme . Plasaritje ka patur në 5 shtëpi në rajonin e Klosit dhe 10 shtëpi në Urakë të Burrelit.

Një shtëpi ku jetojnë dy familje me 10 anëtarë në Perlatin e  Sipërm është  shpallur e pabanueshme dhe grupet e vlerësimit do të vlerësojnë dëmet dhe do të llogaritet kompensimi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB