Maxhoranca voton aktin normativ të buxhetit dhe ligjet e Reformës në Drejtësi me 85 vota. Rrëzohet amendamenti i Braçes në Kodin Penal. Deputeti i PS nuk voton dy pr.ligje
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka rikonfirmuar mbështetjen për kërkesën e opozitës së bashkuar për një qeveri teknike.
Nga çadra e protestës, ku kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të konservatorëve europianë, Mediu ka deklaruar se kjo tregon mbështetjen për kauzën e opozitës.
“Faleminderit për atë që po bëni, që t’i jepni shqiptarëve mundësinë që të votojnë të lirë. Beteja jonë do të vazhdojë derisa të gjithë të votojnë të lirë. Ne nuk do të ndalemi në rrugën tonë për të garantuar zgjedhje të ndershme. Ka ardhur koha të ulemi në shërbim të interesave kombëtare, të krijojmë një qeveri teknike për të përmbushur prioritetet e OSBE-ODIHR-it”, ka deklaruar Mediu.
Ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha është shprehur se kjo betejë do të përfundojë vetëm me një fitore, atë të Shqipërisë europiane.
Top Channel