
Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e Leçes në Itali kanë zbuluar një grup personash, të cilet dyshohen se kanë organizuar një trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike nga bregdeti i Gjirit të Lalëzit, në vendin tonë, drejt brigjeve të Brindizit në Itali.
Pas hetimeve të kryera janë arrestuar 7 persona, 5 prej të cilëve shqiptarë dhe dy shtetas italianë. Sipas prokurorisë, kreu i këtij grupi kriminal është shtetasi shqiptar Eduart Sallaku, i cili dyshohet se ka organizuar trafikimin e lëndëve narkotike.
Sipas të dhënave nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, personat e arrestuar janë mbajtur nën vëzhgim, pasi kishin planifikuar të trafikonin sasira të kosniderushme kanabis sativa me gomone më datë 5 prill.
Për këtë arsye, një gomone do të dërgonte drogën në det të hapur, ku do të ngarkohej më pas në gomonen tjetër që ishte nisur nga Italia, me dy shtetasit italianë në bord.
Por mesa duket, anëtarët e këtij grupi kriminal diktuan ndjekjen e policisë dhe nuk e realizuan trafikimin e ngarkesës. Policia ndërhyri për arrestimin e tyre, si dhe bllokimin e gomones me të cilën do të realizohej trafiku.
Të arrestuarit janë:
Eduart Sallaku
Vitor Brahja
Jurgen Brahja
Gjon Brahja
Lazër Lazri
Gianfranco Maiorano
Donato Carlucci
Top Channel