Basha: Ndërkombëtare të korruptuar mbështesin Ramën

08/04/2017 00:00

Fjala “dialog” mungoi në dy kampet më të mëdha politike dhe vendin e saj e zuri drejtësia. Duke hyre në terrenin ku Edi Rama është më i mbrojtur, Lulzim Basha lëshoi akuza të rënda kundër ndërkombëtarëve që e mbështesin prej gati dy vjetësh pozicionin e kryeministrit për reformën në drejtësi.

“Kanë ngritur bashkë me një tufë të korruptuarish ndërkombëtarë mitin se Edi Rama do drejtësinë dhe ne jo. Dhe për një kohë të gjatë na kanë kompleksuar duke thënë ‘jo, ne e duam reformën. Nuk është e vërtetë që nuk e duam’. Por e kam kuptuar sesa e kotë është të jesh civil dhe sa e dëmshme të jesh defensiv përballë së keqes”, deklaroi Basha.

Për ndërkombëtarët dhe kryeministrin Rama, Lulzim Basha kishte një mesazh: “Sot është dita t’i them Edi Ramës dhe kujtdo që e mbështet në këtë komplot kundër lirive të shqiptarëve, me çfarëdo pasaporte që të ketë, se kurrë nuk do ta ketë në dorë drejtësinë shqiptare. Drejtësi në duart e kartelit të drogës nuk dorëzojmë kurrë”, tha Basha.

Kryetari i PD tha se reforma në drejtësi do të zbatohet vetëm kur 6 ligjet kryesore të saj të rishikohen me konsensusin e opozitës, sipas marrëveshjes së 22 korrikut. Por ai ka edhe një kusht tjetër.

“Ndaj që të kemi një përfundim të suksesshëm të reformës në drejtësi, që do t’i hapë rrugën gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk mbrojnë por luftojnë krimin dhe korrupsionin duhet të kemi së pari zgjedhje të lira e të ndershme”, shtoi Basha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta