
Avokati i Popullit ka dorëzuar mesditën e së premtes në Kuvend listën e personave të përzgjedhur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), që plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur në institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve i njohur ndryshe si Vetting.
Nga qindra persona që treguan interes për t’u kualifikuar në këtë proces, ONM, pas kërkesës së Parlamentit për të rishikuar edhe një herë mënyrën e përzgjedhjes, ka kualifikuar për më tej 67 persona, të cilët do t’i vihen në dispozicion Parlamentit, i cili nga kjo listë do të zgjedhë anëtarët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokuroreve.
Emrat që janë kualifikuar nga stafi i Avokatit të Popullit, janë verifikuar për mënyrën dhe praktikën e përzgjedhjes edhe nga vëzhguesit ndërkombëtar të ONM.
Top Channel