Transmetimet digjitale; AMA, diskutim me operatorët e vegjël

07/04/2017 00:00

Brenda verës në Shqipëri nuk do të lejohen me transmetime televizive analoge. Një nga rrjetet e e transmetimeve numerike digjitale të Radiotelevizionit publik do të vihet në dispozicion të televizioneve lokale, të cilët mund të zgjedhin përdorimin e tyre ose të përdorin platforma të tjera. Vitin e parë kosto e përdorimit të frekuencave do të mbulohen nga shteti.

“Subvencionimi i shtetit është për këtë vit. Vitin tjetër ju do të shihni analizën tuaj vlen, s’vlen. RTSH do të shohë kostot e veta reale. Marrëveshja është për këtë vit. Mbase më pas nuk iu pëlqen fare digjitalizimi dhe do të zgjidhni shërbime të tjera”, u shpreh Gentian Sala, kreu i AMA-s.

Paralelisht do të behet lirimi i frekuencave analoge. Ndërkohë edhe qytetarët duhet të përshaten me teknologjinë e re. Televizorët që nuk kapin sinjalet numerike digjitale duhet të vendosin një marrës për këto frekuenca. Kosto është relativisht e ulet, ndërkohë për 10 përqind të familjeve në Shqipëri, të cilat konsiderohen si shtresa në nevojë aparatet do të shpërndahen falas nga shteti.

“Ndryshon teknologjia, do të blehet një aparaturë që ka një kosto relativisht të ulët. Për të gjitha familjet në nevojë këtë investim e ka bërë shteti. Shteti ua ka dhënë këto dekodera atyre që nuk kanë mundësi ta blejnë”, u shpreh Milena Harito.

Digjitalizimi i transmetimeve televizive në Shqipëri është një detyrimin nga marrëveshjet ndërkombëtare për këtë fushë dhe duhet të ishte bërë më parë.

Raporti i BE-së për Shqipërinë për vitin 2015 rekomandon, në veçanti, si çështje urgjente kalimin e  transmetimeve televizive nga analoge në digjitale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB