Rusia tërhiqet nga pakti për shmangien e incidenteve ajrore në Siri

07/04/2017 08:20

Rusia heshti në fillim, por përgjigjja e Moskës ndaj sulmit amerikan në Siri ishte e hidhur: ajo vendosi të tërhiqet nga marrëveshja që minimizon incidentet e fluturimit mes avionëve amerikanë dhe atyre rusë në hapësirën ajrore siriane.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse kërkohet dhe një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku të diskutohet mbi situatën e krijuar. Sergei Lavrov, megjithatë, tha se shpreson që episodi i fundit të mos i dëmtojë në mënyrë të pariparueshme marrëdhëniet me Amerikën.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk konsideron se ndërhyrja amerikane tregoi që lipset një zgjidhje ndaj sulmeve kimike. BE-ja, tha ai përmes një mesazhi në Twitter, do të bashkëpunojë me Amerikën për t’i dhënë fund brutalitetit në Siri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA