Rama: Kam 3 ditë që pres dialogun pa kushte

07/04/2017 11:15

Kryeministri Edi Rama e përsëriti sërish ftesën e tij për takim dhe dialog pa kushte me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ndërsa ky i fundit ishte duke folur në çadër për qeveri teknike, Rama shkruajti në Twitter mesazhin ku i kujton kreut të PD-së se prej tre ditësh po pret vendin dhe orën për të nisur dialogun pa kushte.

Gjejmë zgjidhje, shkruan Rama, votojmë vetting-un, shkojmë në zgjedhje. Rama e mbyll mesazhin me fjalët “Mos ki frikë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA